Disa të rinj dëmtojnë ulëset e stadiumit në Lipjan, komuna publikon pamjet

08:36 | 6 Prill 2024
E.K

Komuna e Lipjanit ka publikuar një video ku shihen disa të rinj teksa i dëmtojnë ulëset e fushave sportive.

Në profilin e Facebook-ut të kësaj komune, është publikuar edhe reagimi i kryetarit Imri Ahmeti lidhur me këtë rast.

Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike.

“Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm. Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike. (Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë). Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike”, thuhet në reagimin e Ahmetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme