Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas formimit të grupit punues të Serbisë me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq, për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ajo ka shkruar se BE-ja po demonstron zero ekuilibër ndaj Serbisë.
“Vazhdimisht, BE nuk ka qasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë,” shkroi Kearns.
Ndryshe, Bashkimi Evropian nuk i ka komentuar paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Nuk dua të hyj në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano./Arbresh.info
The EU is choosing to demonstrate zero balance when it comes to Serbia, consistently. https://t.co/KE2HBYKEa8
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 5, 2024
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...