Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.
Me këtë rast, ministri i Financave Hekuran Murati tha se po realizojnë premtimin që secili i ri ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti.
“Në fillim të mandatit patëm premtuar që secili i ri do ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti dhe këtë premtim patëm nisur për ta realizuar përmes platformës Superpuna. Masa e vetëpunësimit përbëhet nga trajnimi, mbështetja financiare si dhe mentorimi. Nga 175 të rinj dhe të reja ne kemi zgjedhur më të mirët. Sot kemi prezent ideatorët e planeve fituese të cilëve po ju ofrojmë mbështetje financiare dhe mentorim për muajt e parë të biznesit”, tha ai, raporton RTKlive.
Kurse Jehona Rexha, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, tha se kjo ceremoni shënon jo vetëm një moment krenarie, por edhe një hapë të madh para për përfituesit e granteve.
“Qeveria e bëri këtë thirrje për një numër të pakufizuar për të nxitur ndërmarrësit në mesin e të rinjve dhe të rejave. Ne jemi fokusuar në mbështetjen e bizneseve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ajo.
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Andi Pajazitit
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në SHBA
Deschamps publikon listën e Francës për ndeshjet e tetorit, ...
IKSHKP rekomandon që të mos konsumohet uji nga Liqeni i Bado...
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
ChatGPT shtoi 50 milionë përdorues të rinj në dy muaj