Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka bërë të ditur se e ka njoftuar Lajçakun për “hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit” për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore dhe për “gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve”.
Kamberi ka theksuar se mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, sipas tij, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Në Bruksel, me Emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, z. Miroslav Lajçak, për të bashkëbiseduar dhe për ta njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës.
E njoftuam z. Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve.
Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë.
Njoftuam z. Lajçak për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën.
Mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Prandaj edhe komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend.
Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mugesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptar.
E ardhmja evropiane duhet të jetë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor ndërsa të drejtat e njeriut dhe pakicave duhet të jenë parakusht esencial i vazhdimit të rrugës së mëtejme drejtë Bashkimit evropian./Arbresh.info
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda