Google ADS

ZRRE-ja vendos për kompensimin e qytetarëve për faturimin në veri, fillon nga 1 qershori deri më 2030

13:26 | 5 Prill 2024
E.K

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen e radhës ka vendosur për kompensimin e qytetarëve që u është bërë faturimi për rrymën e shpenzuar në katër komunat veriore, nga shkurti i vitit 2012 deri në tetor të vitit 2017.

Me anë të një postimi në Facebook, ZRRE njofton se ka obliguar Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojnë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave, ashhtu që këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit.

Kjo do të bëhet duke filluar nga 1 qershori deri më 28 shkurt të vitit 2030.

Postimi i plotë;

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e katërt (IV) për këtë vit, të mbajtur sot, me datë 05 prill 2024, ka ndërmarr veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me kompensimin e dëmit konsumatorëve, të cilët janë faturuar për shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe atë, për periudhën kohore nga dt. 06.02.2012 e deri më dt. 20.10.2017.

Bordi i ZRRE sipas Aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit.

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, kompensimi i konsumatorëve do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030.

Të ngjashme