Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Rezallës ku u vranë 98 civilë shqiptarë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi e ka quajtur këtë masakër si krim gjenocidal serb për të cilin ekzekutorët akoma nuk kanë dalë para drejtësisë.
“Burim Zabeli, 13 vjeç, po refuzonte t’i ndahej babait të tij, Xhemajlit, i cili kishte probleme me shikim. Dhe ashtu, dorë për dorë, pranë një lisi, kriminelët serbë i pushkatuan të dy. Trupat e Burimit dhe Xhemajlit u gjetën vetëm disa vite pas vrasjes në një varr masiv në Serbi – pasi aparati kriminal shtetëror, në mënyrë të orkestruar, kishte provuar t’i zhdukë trupat. 98 civilë shqiptarë, të të gjitha moshave, u vranë mizorisht në Rezallë me 5 prill të vitit 1999. Nuk u kursye askush. As fëmijët dhe as të moshuarit. Edhe për këtë masakër, sikur për shumë të tjera që ka kryer regjimi gjenocidal serb, ende s’kanë dalë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të vendit tonë, mbi sakrificën e të cilëve qëndron liria dhe pavarësia e Kosovës!”, tha Krasniqi./Arbresh.info
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...