Stuhia e vonuar e acarit në Amerikë po krijon probleme në verilindje. Kjo solli disa centimetra dëborë në Maine dhe New Hampshire. Stuhia e fuqishme dimërore ndërpreu energjinë elektrike për më shumë se gjysmë milioni amerikanë.
Guvernatori në Maine lëshoi paralajmërime për shoferët që të mos ngasin automjetet e tyre. Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në disa zona bregdetare në Massachusetts. Teksa njerëzit duket se po e lënë pas këtë stuhi, pritet që të goditen sërish nga reshje të tjera dëbore.
8 milionë amerikanë në verilindje të vendit janë nën një alarm për dimër të ashpër. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron se në Mainë mund të bjerë deri në 60 centimetra dëborë. Kjo ka qenë një javë e çuditshme për motin në Shtetet e Bashkuara.
Të martën, miliona amerikaë u goditën nga disa stuhi të ashpra, madje edhe nga tornado. Në Kentucky, disa tornado shkaktuan dëme të mëdha.
“Kompanitë tona të shërbimeve komunale kanë bërë një punë të mrekullueshme për të ndihmuar njerëzit e prekur.”, thotë Andy Beshear, Guvernator i Kentucky.
I gjithë ky mot acari vjen vetëm disa ditë para një fundjave të vështirë përpara eklipsit diellor të së hënës.
“Disa vende presin miliona vizitorë.”, tha Elizabeth Carey, AAA Western.
Organizata e emergjencave paralajmëroi shoferët që të presin më shumë trafik, ndërsa amerikanët udhëtojnë për në zona për të parë eklipsin total diellor. Gjithash/A2CNN
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...