Në mungesë të mazhorancës ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj, ka thënë se të gjithë kanë qenë të njoftuar për këtë mbledhje, por se nuk kanë marr arsye për mungesën e tyre.
“Po shihet se nuk kemi kuorum. Të gjithë e kanë marrë informacionin edhe përmes email. Nuk kemi marrë arsye pse nuk kanë ardhur, përpos deputetes Ariana Musliu- Shoshi që ka thënë se mungon për shkak të një aktiviteti. Sot është deshtë ta diskutojmë ketë draft të punës së komisionit. Në mungesë kuorumi duhet ta mbyllim”- u shpreh ajo.
Kritika për mungesë të deputetëve të pushtetit ka edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
Ai potencoi se duhet të dihet se kush po i saboton këto mbledhje.“Të mos shkohet në mbledhje që dështojnë çdo ditë. Le të dihet kush po i saboton”- u shpreh Berisha./eo
Shoqëria civile në Beograd kërkon të zbatohen marrëveshjet e...
Turqia kërkon që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë në Lind...
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Ko...
Ronaldo mungon në fitoren e Al-Nassr
Një vit nga sulmi i Banjskës, Sveçla: Donin të aneksonin ver...
FBI: Krimet e dhunshme bien për të dytin vit radhazi