Parashikimi i motit në Shqipëri

10:37 | 5 Prill 2024
A Z

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që edhe për ditën e premte territori i Shqipërisë të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të larta transparente dhe kalimtare.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 9m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen nga 6 në 24 gradë Celsius. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme