Shëtitorja e re në Elbasan, Rama: Pritet të vijnë nga e gjithë bota ndjekësit e ‘FORMULA UNO’

21:54 | 4 Prill 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga shëtitorja e re në Elbasan.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se kjo shëtitore e re pritet të sjell ndjekës nga e gjithë bota të Formula 1.

“Shëtitorja e re në Elbasan përgjatë lumit Shkumbin, pranë Automotoparkut që pritet të sjellë nga e gjithë bota ndjekësit e FORMULA UNO”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme