Humbjet në miqësoret e marsit i kushtojnë dy shkallë Shqipërisë në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, të publikuar së fundmi. Pas humbjes 3-0 ndaj Kilit dhe asaj 1-0 me Suedinë, kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 66-të në klasifikimin e përditësuar për muajin prill, nga i 64-ti ku ndodhej dy muaj më parë, pasi ka humbur 7.59 pikë si rezultat i disfatave në testet e zhvilluara para pak ditësh.
Gjithsesi renditja e FIFA-s edhe pse me një peshë specifike, nuk është vendimtare në muajt pasardhës duke qenë se do të jetë pikërisht Europiani që do të zhvillohet në muajin qershor kompeticioni që do të vendosë më së shumti.
Ndërkohë nuk kanë pasur asnjë efekt në aspektin e renditjes dy takimet e para të Franco Foda në stolin e Kosovës. Dardanët, që fituan 1-0 Armeninë dhe u mposhtën më pas 2-0 nga Hungaria, ruajnë të njëjtin vend në klasifikimin global, ku ndodhen të 102-tët, ashtu si dhe një muaj më parë./ss
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...