Arsenali fitoi 2-0 ndaj Lutonit, duke u ngjitur në krye të kampionatit anglez për të paktën 24 orë. Gunners shënuan dy herë në pjesën e parë dhe më pas menaxhuan energjitë, pasi kalendari është mjaft i ngjeshur në vijim.
Trajneri Mikel Arteta foli pas ndeshjes, duke vlerësuar ekipin kundërshtar, por edhe djemtë e tij. Teksa u shpreh qartë që objektivi i madh është fitimi i titullit kampion, të cilit Arsenali i shkoi pranë edhe edicionin e kaluar.
“Lutoni është realisht një skuadër e mirë, nuk është e lehtë të përballesh me ta. Unë i studioj të gjithë kundërshtarët. Dhe ata janë të fortë. U uroj më të mirën në vazhdim.
Shënuam dy herë, fituam dhe mbajtëm portën të paprekur. Edhe ata që erdhën nga stoli luajtën shumë mirë. Të gjithë dhanë kontributin e tyre në këtë fitore.
Në pjesën e dytë e ulëm ritmin dhe menaxhuam disi energjitë. Pasi ndeshja e radhës është shumë afër. Do të përballemi me Brightonin në transfertë të shtunën.Ne duam të jemi në krye të renditjes, por e vetmja gjë që mund të bëjmë është të fitojmë ndeshjet tona”, deklaroi trajneri spanjoll i skuadrës londineze.
Arsenali po garon me Liverpoolin dhe Manchester Cityn për fitimin e Premier League, me tifozët që shpresojnë e besojnë që ky është viti i duhur për të festuar pas 20 vitesh./ss
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...