Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin se disa persona kanë hyrë para dy ditëve në shtëpinë e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arritur të arrestoj dy të dyshuar të cilët dyshohen të jenë futur brenda shtëpisë”, tha Borovci për klankosova.tv.
Tutje, ai tha se të arrestuarit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu proceduar tutje në fazat e mëtejme hetimore.
Lexo edhe:
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit