Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje u miratua raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-262 për ndryshim plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre.
Po ashtu, në këtë mbledhje u formuan grupet punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-034; të Kodit nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur, si dhe të Ligjit nr. 08/L-132 për ekzekutimin e sanksioneve penale./eo
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...