Google ADS

Zemaj në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s: Nder të jem pjesë e kësaj ngjarjeje historike

14:42 | 4 Prill 2024
E.K

Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të kësaj aleance ushtarake.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka shprehur vlerësim për pjesëmarrjen, teksa ka shpërndarë edhe një fotografi ku shihet afër me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberb.

“Nder i madh të isha sot pjesë e kësaj ngjarjeje historike për ta shënuar 75-vjetorin e NATO-s, aleancës më të suksesshme dhe më të fortë në histori”, ka shkruar Zemaj.

“Kosova është gjithmonë falënderuese ndaj NATO-s për lirinë dhe paqen, për KFOR-in, për shërbimin dhe angazhimin vetëmohues përgjatë 25 vjetëve”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme