Policia e Kosovës, në fshatin Bërnjak në një objekt (ish fabrikë) ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.
Sipas policisë, njësitet policore kanë ndërmarr veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg, shkruan Arbresh.info.
“Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dal në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë derguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet./Arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës