Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon si dhe zhvillimin e FSK-së.
Tutje, ministri ka falënderuar Peach për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në çështjet e sigurisë.
“Ishte kënaqësi e veçantë të pres sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Suart Peach. Diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së. E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it pas sulmit në Banjskë. Theksova se jemi të përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe përmbushjen e synimit tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE”, ka shruar Maqedonci./Arbresh.info
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë