Google ADS

Intervenim i suksesshëm në QKUK, ndalohet gjakderdhja nga stomaku

13:02 | 4 Prill 2024
E.K

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në Në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike, siç është Ovesco Klip.

Sipas njoftimit, kjo procedurë është kryer tek pacientja femër, 73 vjeçare, me inicialet L.S., në Klinikën e Gastroenterologjisë në njësinë e Endoskopisë.

“Gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime”, njofton ShSKUK.Intervenimi është kryer me metodën “Ovesco Clip”, e cila sipas njoftimit është “pjesë akcesore endoskopike inovative”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info

Të ngjashme