Google ADS

Në tre vjetorin e zgjedhjes, Osmani thotë se përulet para të arriturave

10:41 | 4 Prill 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në tre vjetorin e sajë në këtë detyrë tha se përulet para të arriturave të përbashkëta që janë bërë deri më tani dhe nga detyrat e reja që e presin.

Me anë të një postini në ‘X’, shkruan se zemra e presidencës së saj mban vullnetin e popullit tonë dhe interesat e Kosovës.

“Tre vjet në detyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës! Zemra e presidencës sime mban vullnetin e popullit tonë dhe interesat e Republikës sonë! Jam i përulur nga përparimi i përbashkët që kemi bërë deri tani dhe nga shumë piketa të reja që janë përpara, brenda dhe jashtë vendit!”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme