Google ADS

“Lajçak ishte një fatkeqësi në punën e tij”, eurodeputeti gjerman: Shpresoj të mos i turbullojë edhe raportet e BE-së me Zvicrën

10:13 | 4 Prill 2024
E.G

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar sot lidhur me punën e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Butikofer në një postim në platformën X shkruan se Lajçak ka qenë një fatkeqësi në punën e tij, gjersa duke ironizuar thotë se shpreson që nuk do t’i turbullojë marrëdhëniet edhe mes Zvicrës dhe BE-së.

Lajçak ka qenë një ‘fatkeqësi’ në punën e tij të mëparshme…Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”, shkruan deputeti gjerman i PE-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme