Google ADS

Osmani uron presidentin e Egjiptit për mandatin e tretë

23:39 | 3 Prill 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka ka uruar sot Abdel Fattah El-Sisi për mandatin e tij të tretë si president i Egjiptit.

Me anë të një postimi në platformën X,  Osmani ka thënë se mezi pret që të punojnë bashkë për ta rritur bashkëpunimin midis vendeve.

“Shpresoj që presidenca e tij të kontribuojë në prosperitetin e vazhdueshëm të qytetarëve të Egjiptit dhe mezi pres të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin midis Kosovës dhe Egjiptit”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme