KOSTT njofton se si pasoj e zjarrit të kapluar në nënstacionin Prishtina 3, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga ky nënstacion, mund të mbesin me energji elektrike deri nesër.
“Si pasojë e avarisë të shkaktuar në nënstacionin Prishtina 3, qytetarët në Prishtinë që furnizohen nga ky nënstacion, në pamundësi të sanimit të gjendjes sot, mbeten pa furnizim me energji elektrike deri në sanimin e situatës e cila mund të zgjasë deri nesër”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se ekipet e KOSTT dhe KEDS janë duke punuar pa nderprerë në sanimin e avarisë në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji elektrike sa më shpejtë që është e mundur.
“KOSTT edhe një herë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të afektuar deri në stabilizim të situatës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...