Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani po merr pjesë në konferencën për “Rivendosjen e Drejtësisë për Ukrainën” në Hagë.
Gjatë kësaj konferencë, ai ka zhvilluar një diskutim me homologën e tij nga Holanda, Hanke Bruins Slot.
“Rikonfirmuam thellimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis dy vendeve tona, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Holandës për Shqipërinë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në Facebook.
“Në takimet me Komisionerin Evropian për Drejtësi, Didier Reynders dhe Prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, theksuam përkushtimin tonë për avancimin e parimeve themelore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shtoi Hasani./Arbresh.info
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe