Osmani i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave nga tërmeti në Tajvan

19:03 | 3 Prill 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që goditi sot Tajvanin.

Përmes një postimi në X, Osmani i shprehu ngushëllime të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrues sot në Tajvan.

Po ashtu, Osmani  i uroi shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe forcë për popullin e Tajvanit.

Ky vend u godit sot nga tërmeti më i madh atje në 25 vjet, i cili la të vdekur 9 persona dhe më shumë se 1000 të plagosur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme