Google ADS

Policia sekuestron një automjet në Obiliq, gjobit shoferin për ngasje pa patent

16:05 | 3 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq kanë sekuestruar një automjet si dhe kanë gjobitur ngasësin që ka qenë duke drejtuar automjetin pa patentë shoferë.

Sipas policisë, ngasësi ka qenë i gjobitur me masë mbrojtëse (sekuestrim të patent-shoferit), shkruan Arbresh.info.

“Zyrtarët e stacionit policor të Obiliqit, sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë sekuestrimin e një automjeti si dhe kanë gjobitur ngasësin që ka qenë duke drejtuar automjetin pa patent shofer . Ngasësi ka qenë i gjobitur me masë mbrojtëse (sekuestrim të patent-shoferit).”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 98 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik në rajonin e Prishtinës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme