Google ADS

Ministria e Drejtësisë shpall 100 vende të lira për noter në tërë Kosovën

15:15 | 3 Prill 2024
E.G

Ministria e Drejtësisë ka shpallur 100 pozita të lira për noter në tërë territorin e Kosovës.

Me anë të një njoftimit, në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se afati për aplikim fillon nga sot deri më 17 prill, shkruan Arbresh.info.

“Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhesë, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme