Në dy muajt e parë të vitit 2024 efektivët e Policisë së Shtetit kanë identifikuar rreth 20 raste të transportimit të emigrantëve të paligjshëm në disa qytete. Gjirokastra, Korça, Shkodra, Kukësi kanë shënuar numrin më të lartë të rasteve.
Të dhënat e Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se në muajin janar u kapën në automjete transporti 64 emigrantë të paligjshëm ndërsa në muajin shkurt u kapën 59 të tjerë. Po të njëjtat burime saktësojnë, se numri gjatë muajit mars ka qenë më i lartë, por të dhënat janë duke u përpunuar në të dymbëdhjetë drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit në qarqet e vendit.
Sa i përket autorëve të kondrabadimit të emigrantëve, të dhënat e policisë thonë se ata janë me dhjetëra. Në vitin 2023 Policia e Shtetit ka identifikuar 177 raste të kontrabandimit të emigrantëve, 9 raste të trafikimit të të miturve dhe 11 raste të trafikimit të personave, duke çuar në identifikimin e 330 autorëve të përfshirë.
147 prej tyre janë të ndaluar dhe çështjet po ndiqen nga prokuroritë dhe gjykatat përkatëse.
Në total, në vitin 2023 janë kapur 6625 emigrantë të paligjshëm, të cilët vijnë kryesisht nga Greqia. Sirianët, turqit dhe afganët, ishin kryesisht emigrantët që dhe për vitit që lamë pas zgjodhën rrugën e Ballkanit Perëndimor për të emigruar drejt vendeve të BE.
Shqipëria në vitin 2023 raportoi një rënie prej rreth 31%, të migrimit të parregullt krahasuar me vitin 2022./rtsh.al/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë