Google ADS

Nagavci: 160 mijë euro për projektet tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë

14:53 | 3 Prill 2024
K.B

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bër të ditur se është publikuar vendimin me përfituesit e thirrjes së dytë tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë të komitetit të përbashkët të të dyja shteteve.

Ministrja përmes një shkrimi në Facebook, tha se në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 35 projekt propozime. Komiteti i përbashkët, në këtë fazë ka përzgjedhur 16 projekte përfituese. Secili projekt do të financohet në vlerë prej 10.000 mijë euro.

“Kohëzgjatja e secilit projekt të financuar në kuadër të këtij programi, do të zgjasë për një periudhë maksimumi 2 vjeçare nga momenti i nënshkrimit për financimin e secilit projekt”, ka shkruar ajo.

Ministrja tha se përkrahja për shkencën nuk do të ndalet.

“Me shumë përkushtim sikurse deri tani, do të ndërmarrim veprime konkrete në mbështetje të punës kërkimore-shkencore”, ka shkruar Nagavci./Arbresh. info/

Të ngjashme