Ambasadorja kosovare në Finlandë flet për sulmin në një shkollë atje ku mbeti e plagosur edhe një vajzë nga Kosova

12:21 | 3 Prill 2024
E.G

Ambasadorja e Kosovës në Suedi që mbulon edhe Finlandën, Islandën dhe shtetet baltike, Shkendije Geci është shprehur e pikëlluar me tragjedinë e djeshme, ku e plagosur mbeti edhe një vajzë nga Kosova.

Me anë të një postimi në “X”, ajo u shpreh ngushëllime familjes.

“Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova. U dërgoj dashuri, mbështjetje dhe ngushëllime të përzemërta gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Iu gjetë forca dhe shërimi në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, një 12-vjeçar mëngjesin e së martës ka plagosur tre nxënës të shkollës ku dhe ai vet vijonte mësimet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme