Nga: Faruk Mujka
Përfundimisht shqiptarët që jetojnë matanë lumit Ibër janë qytetarët më të diskriminuar dhe harruar nga shteti tyre. Për më keq ata nuk shohin asnjë shenjë ndryshimi pozitiv në këtë drejtim. Pos problemeve ekonomike rreziku kryesor për ta është mohimi i ardhmërisë së tyre në trojet ku kan lindur dhe jetuar më parë. Funksionalizimit i Zajednicës dhe kolonizimi i veriut me serbë të ardhur janë rreziqet kryesore për mbijetesën e shqiptarëve në Veri. Janë 5 sfida në vazhdim me të cilat Republika e Kosovës duhet të mirret seriozisht nëse dëshiron integrimin e veriut dhe funksionimin e shtetit ligjor me barazi për të gjithë.
1. Zajednica nuk i lejon shqiptarët të jetojnë apo të kthehen në Veri.
Themelimi apo funksionalizimi i Zajednicës i vë shqiptarët në veri para një situate tepër të papërshtatshme sepse automatikisht i bën qytetar të rendit të dytë. Sipas Marrëveshjes së 25 Gushtit thuhet se Zajednica do të mirret vetëm me problemet e serbëve, ndërsa fatkeqësisht Ekzekutivi aktual i pjesës jugore i konsideron shqiptarët në veri si qytetar të një komune tjetër dhe i udhëzon që problemet e tyre t’i zgjedhin në komunën e Rakiqit apo te Lista Sërpska dhe rrjedhimisht në Beograd. Drejtësinë do ta kërkojnë në Gjykata të udhëhequr nga serbët. Për sigurinë e tyre do të kujdeset Policia e formuar nga rojat e urës, ish policët e MUP-it dhe strukturat paralele kriminale por tash të veshur në uniformën e Policisë së Kosovës dhe të udhëhequr domosdoshmërisht nga një komandant serb.
2. Insistimi i serbëve që vija ndarëse administrative e pjesës jugore dhe asaj veriore të Mitrovicës të jetë lumi Ibër, tregon se serbët kërkojnë dhe po përgatiten për ndarje në të ardhmen e afërt. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se për momentin interes strategjik i Serbisë është kontrollimi dhe shfrytëzimi i gjithë Kosovës nëpërmes Lista Sërpskës dhe partnerëve të saj vendor PDK&LDK në Qeveri dhe institucione shtetërore ndërsa nëpërmes funksionalizimit të Zajednicës në terren. Pengimi i krijimit të FAK-ut dhe tentimi që Zajednica ta ketë territorin e definuar, Presidentin, Ekzekutivin, Policinë, Gjyqësinë, Civilna Zashtitën, Universitetin, ndërmarrjet publike, fondin e posaçëm krijojnë të gjitha parakushtet për një ndarje territoriale nga Kosova dhe bashkangjitje Serbisë. Shtrohet pyetja se ku në atë rast kishin mbetur bashkëqytetarët tonë në veri.
3. Vazhdimi i organizuar dhe strategjik i blerjes së pronave të shqiptarëve në pjesën veriore dhe zhvendosja e tyre apo pamundësimi i kthimit të tyre në veri e në të njëjtën kohë vendosja e serbëve atje ku kurr nuk kan jetuar dërgon tek ndërrimi i strukturës demografike në veri. Qeveria e Serbisë në këtë çështje ka partner shumë të fortë Qeverinë tonë e cila me zell të madh po pengon rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri dhe sidomos infrastrukturën e nevojshme. Në anën tjetër asnjëherë nuk u prononcuan për ndërtimet e banesave shumëkatëshe të ndërtuara nga Qevria serbe në tokat e uzurpuara apo të blera nga shqiptarët që kan jetuar atjedhe kan qenë të shtrënguar t’i shesin ato pasi që askush nuk kujdesej se si po jetojnë ata. Aq më tepër kemi projektin e ri të Qeverisë serbe për ndërtimin e lagjes krejtësisht të re pak mbi Kroin e Vitakut të quajtur Lugina e Diellit me 150 shtëpi të reja dhe punësim stabil të së paku një anëtari nga çdo shtëpi. Nuk duhet të harrohet se ndryshimi radikal i strukturës ka ndodhur natën e kobshme ndërmjet 4 dhe 5 Shkurtit të vitit 2000 kur u vranë 10 shqiptarë dhe u dëbuan mbi 12.000 sish. Pra pranimi i Zajednicës është legjitimim i vrasjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre e që është një tradhëti ndaj gjakut të tyre që rrjedhimisht shpie në faktin se çdokush që e përkrah Zajednicën përkrah tradhëtinë dhe vrasjen e vëllezërve dhe motrave të tyre.
4. Serbët në veri marrin mjete nga Beogradi, Prishtina, doganat, BE dhe USAID. Zakonisht këto mjete i përfitojnë personat e profilit të Zvonko Veselinoviqit me shokë e që janë ndërmjetësues në terren ndërmjet dy Qeverive. Fuqizohen vetë dhe strukturat tjera paralele e në anën tjetër rrisin ofertat për shqiptarët dhe pronat e tyrë në mënyrë që sa më shpejtë të i dëbojnë nga veriu. Shqiptarët edhe pse jetojnë në veri nuk kan asnjë përfitim nga këto fonde. Nuk jemi në dijeni se këto fonde përdoren për projektet e përbashkëta dhe as që ka kërkesa nga donatorët për projekte të tilla.
5. Rritja e ndjenjës së qytetarëve dhe elitës së Mitrovicës se po injorohen nga Prishtina dhe se ndoshta po e sakrifikojnë Mitrovicën për ta “fituar” Kosovën. Kjo ndjenjë për të qenë i sinqertë ekziston te të gjithë shqiptarët e Mitrovicës pa marr parasysh a jetojnë në pjesën jugore apo atë veriore. Shkalla më e lartë e papunësisë, numri më i lartë i aplikuesve për ndihma sociale, mjegullimi i situatës dhe statusit të minierës së Trepçës, lejimi I kontrabandës të të gjitha llojeve, zvarritja shumëvjeçare e punëve me donacion nga Qeveria apo BE, lënja anash dhe zbrazja e Shalës së Bajgorës, ndërtimi i vetëm 20 km rrugë magjistrale Prishtinë – Mitrovicë për këto 16 vite tregon qartë synimet që ka Qeveria për Mitrovicën e ato asesi nuk jan premtuese. Përndryshe dërgojnë mesazh se dëshirojnë ta lodhin dhe shtrijnë përtoke qytetarin e Mitrovicës me qëllim që në fund të pranoj pa ndonje rezistencë çfarëdo që t’i servohet.
Çështja në Mitrovicë ka ardhur deri aty ku Ekgzistenca është bërë qëllimi kryesor e jo më përpjekja për një jetë më e mirë.
Pa një Mitrovicë të zhvilluar nuk ka integrim dhe nuk ka Kosovë të integruar dhe Kosovë të zhvilluar. E punët nuk po shkojnë në këtë drejtim.
(Autori është Koordinator i LVV-së në Mitrovicë)
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty