Rriten të hyrat tatimore për 12.2 përqind

11:00 | 3 Prill 2024
K.B

Administrata Tatimire e Kosovës ka njoftuar se 236.2 milionë euro janë të hyrat për tre muajt e parë të vitit 2024.

Në njoftimin për media nga ATK, thuhet se
rritja është 25.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 12.2 përqind shprehur në përqindje.

“Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive,  janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal”, thuhet në njoftimin për media.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme