Google ADS

BDI hap shtabin komunal zgjedhor në Manastir

10:41 | 3 Prill 2024
R J

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar për hapjen e shtabit komunal zgjedhor në qytetin e Manastirit.

Të pranishëm në hapjen e shtabit zgjedhor të BDI-së në Manastir ishin kandidati për deputet në zonën 5 zgjedhore, Musa Xhaferi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Kandidatin për deputet në zonën 5 zgjedhore, Musa Xhaferi në fjalën e tij tha se mbështetja për shqiptarët e Manastirit, Resnjës dhe Ohrit duhet të jetë edhe më e madhe nga sa e kanë votën.

“Manastirin, Resnjan dhe Ohrin duhet t’i mbështesim më shumë se sa ato e kanë votën, sepse janë zona shumë të shtypura, ka shumë emigracion, rinia e kësaj ane kur shkollohet duhet edhe të punësohet”, ka thënë Xhaferi.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë thirrje për unifikim të komuniteteve për fitore.

“Duke marrë parasysh strukturën etnike të shtetit, rezultatet e Regjistrimit të fundit të popullsisë – rreth 45 % e popullatës në Maqedoninë e Veriut janë popullatë jo-maqedonase, andaj konsiderojmë dhe jemi më se të bindur se zëri i etnive tjera duhet të jetë edhe më i fuqishëm në kuadër të institucioneve shtetërore dhe Kuvendit. Bëjë thirrje që ky unifikim të përçohet te çdo qytetarë, në radhë të parë te shqiptarët dhe komunitetet tjera që ti bashkohen ‘Frontit Europian’ dhe të dëshmojmë se garojmë për të marrë mandatin për të udhëhequr shtetin”, u shpreh ministri Bekteshi.

Ndërkaq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri potencoi se në vendbanimet e vogla, në qytetet e vogla ku numri i shqiptarëve nuk është aq i madh unifikimi është shumë i rëndësishëm.

“Unifikimi është shumë i rëndësishëm. Të gjithë kemi arsye ta bindim gjithsecilin, sepse përveç rezultateve që janë arritur në periudhën e kaluar, i vetmi bllok i cili i qëndron asaj që është suksesi më i rëndësishëm është ‘Fronti Europian”, për t’i thënë Jo Rusisë, Po Europës!”, tha Shaqiri në fjalën e tij në hapjen e shtabit zgjedhor elektoral të BDI-së në Manastir./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme