Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe paraardhësi i tij, Donald Trump fituan përkatësisht zgjedhjet paraprake demokrate dhe republikane në shtetin e Nju Jorkut.
Sipas të dhënave paraprake të transmetuesit “Nbc News”, Biden dhe Trump morën respektivisht 92.4 dhe 78.7 për qind të votave të mbështetësve nga partitë e tyre.
Përballja e nëntorit mes Joe Biden dhe Donald Trump është e pashmangshme dhe këtë e treguan dhe rezultatet e votimeve në primaret që u zhvilluan në 15 shtete dhe një territor, në atë që njihet me emrin e “Super të Martës”.
Këtë vit, votuesit kanë shprehur pak entuziazëm për një përsëritje të zgjedhjeve të vitit 2020.Sondazhet e bërë publike nga Reuters dhe CNN tregojnë se si Biden edhe Trump nuk janë të pëlqyer nga shumica e votuesve.
Akuzat penale ndaj Trump mund të dëmtojnë pozitën e tij në mesin e votuesve të arsimuar, mbështetjen e të cilëve ai e ka synuar vazhdimisht për ta fituar. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor 2024./abcnews.al
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...