Sot mblidhen këto komisione parlamentare

07:02 | 3 Prill 2024
E.G

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahen këto komisione parlamentare

Nga ora 11:00 do të fillojë Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbanë dëgjim publik mbi sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit. Dëgjimi është i mbyllur.

Komisioni për Integrime Evropiane fillon me shqyrtimin e  projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve në ora 11:00, që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Ndërkaq, në ora 11:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me rekomandime të Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimi e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, etj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme