Balla merr pjesë në iftarin e organizuar për zyrtarët policor në Durrës

21:44 | 2 Prill 2024
E.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se ka marr pjesë në iftarin me punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë në Durrës.

Në llogarinë e tij në Facebook, Balla ka publikuar pamje nga iftari i përbashkët me policinë.

“Durrës. Darkë Iftari me punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë në këtë Muaj të Shenjtë të Ramazanit”, ka shkruar Balla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme