Juventus dhe Lazio përballen sonte në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

18:24 | 2 Prill 2024
D.H

Juventus dhe Lazio sonte luajnë sfidën e rrethit të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Kjo sfidë fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Vetëm katër ditë më parë këto dy skuadra u ndeshën në kuadër të Serie A, ku triumfuan kryeqytetasit me rezultat minimal 1-0.

Andaj Juve kërkon ‘hakamarrjen’ për atë humbje.

‘Zonja e Vjetër’ vjen në një seri të zezë në gjysmëfinalen e Kupës ku në 10 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore ndaj Frosinones.

Kurse Lazio është këndellur në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy fitore radhazi, pas atij eliminimi në Champions League nga Bayerni.

Çifti tjetër gjysmëfinale është mes Fiorentinës dhe Atalantës.

Gjysmëfinalet në Kupen e Italisë luhen me sistemin vajtje-ardhje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme