Google ADS

15 vjetori i Shqipërisë në NATO, Rama falënderon Blinkenin: Jemi të nderuar që qëndrojmë krahë për krah me aleatët tanë

17:24 | 2 Prill 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falenderuar sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken pas urimit të tij në kuadër të 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Rama, përmes një postimi në platformën X, thotë se Shqipëria vazhdon të forcojë bashkëpunimin dhe të përkushtohet për t’u bërë ballë sfidave globale në zhvillim.

Kreu i ekezkutivit shqiptar, teksa theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në rajon, tha se pret një bashkëpunim akoma më të frytshëm brenda familjes së NATO-s.

“Faleminderit sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin Shqipëri – SHBA”- shkruan Rama.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj Shqipërinë dhe Kroacinë për 15-vjetorin e anëtarësimit tuaj në NATO”- shprehej Blinken në mesazhin e tij ditën e djeshme./Arbresh.info

Lexo edhe:

Përvjetori i Shqipërisë në NATO, Blinken: Mbetemi krenarë që ju kemi aleatë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme