Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar për ndarjen e 4 milionë eurove për ndërtim të shtëpive për komunitetet jo-shumicë në katër komunat veriore.
“Këto mjete do të shfrytëzohen për komunitretet pakicë në katër komunat në veri të vendit. Thirrja do të bëhet publike shumë shpejt dhe do të ndërtohen shtëpi për persona që s’kanë pasur mundësi të ndërtojnë shtëpi dhe të jetojnë në veri të vendit”, ka deklaruar ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Krasniqi ka thënë se arsyeja e kësaj iniciative ndërlidhet me përvojën e thirrjes së hapur në dhjetor të vitit 2023, e cila ka pasur si epilog ndërtimin e 21 shtëpive. Sipas tij, interesimi i lartë i aplikantëve e ka bërë qeverinë që të bëjë rindarjen e mjeteve.
“Do të përcaktohen kriteret për këto subvencione, do të hapet thirrja publike dhe do të përcaktohen edhe madhësitë e shtëpive dhe nga ajo do të kuptojmë edhe numrin e shtëpive që do t’i ndërtojmë”, ka thënë ai.
Ministri ka shtuar se deri më tani kanë arritur të ndërtojnë 57 shtëpi në një thirrje tjetër, e cila nuk ka qenë e specifikuar vetëm me komunat në veri të vendit por në gjithë territorin. Ai ka shtuar se janë në përfundim të thirrjes së dytë të kësaj natyre./rtk
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...