Këtë të martë në Kroaci kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, së bashku me ndryshimet pozitive të shumëpritura në mbrojtjen e kafshëve.
Braktisja e kafshës shtëpiake ose e egër lajmërohet në polici ose në prokurorin komunal të shtetit. Dënimi është deri në një vit burg, ose deri në dy vjet nëse braktisja ka shkaktuar ngordhjen e një kafshe ose janë braktisur një numër i madh kafshësh.
Dënimet për veprën penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve rriten me burgim deri në dy vjet ose deri në tre vjet nëse këto vepra penale kryhen me qëllim përfitimi. Gjithashtu, tash e tutje keqpërdoruesit dhe vrasësit e kafshëve mund të dënohen me masë sigurie që ndalon mbajtjen dhe blerjen e kafshëve, për një periudhë prej një deri në pesë vjet.
Të gjitha lajmet e sipërpërmendura janë sugjerime që shoqata Miqtë e Kafshëve i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës gjatë punës për ndryshimet në Kodin Penal.
Qytetarët nuk do të duhet të presin më për të parë nëse inspektimi veterinar do t’i përgjigjet një denoncimi për braktisje, por mund të denoncojnë menjëherë në polici këdo që braktis një kafshë./abcnews.al
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...