Gërvalla takon homologen japozneze, në fokus thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik

15:05 | 2 Prill 2024
K.B

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë, mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale dhe strategjike ishin temat kyqe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati me Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë,  Yōko Kamikawa.

Gjatë këtij takimi Gërvalla shprehu falënderimet e saj për gjithë mbështetjen e madhe që Japonia i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, si në rindërtim, zhvillim ekonomik, arsim dhe proceset integruese.

Ministria e Jashtme përmes një komunikate thotë se  Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth progresit që Republika e Kosovës ka arritur në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, respektim të të drejtave të njeriut etj.

Me ministren e Jashtme të Japonisë, Ministrja Gërvalla foli edhe për zhvillimin e njohurive të teknologjisë informatike dhe digjitalizimit, duke u dakorduar për angazhim të përbashkët në realizimin e projekteve konkrete që për synim kanë tërheqjen e investimeve japoneze, krijimin e mundësive të punësimit të të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme