Lukashenko: Bjellorusia po përgatitet për luftë

13:23 | 2 Prill 2024
E.G

“Bjellorusia po përgatitet për luftë, duke shpresuar megjithatë se nuk do të jetë e nevojshme”.

Kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

“Nuk duhet t’i besoni atyre që thonë se duam të luftojmë. Ne po përgatitemi për luftë, e them hapur. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë, nuk kam qenë unë ai që e kam thënë. Është një frazë e thënë shumë mirë“, deklaroi Lukashenko.

Vendi, shtoi Lukashenko, po kryen trajnimin e nevojshëm të njësive përkatëse dhe po pajis trupat me lloje të ndryshme armësh dhe pajisjesh./abcnews.al

Të ngjashme