Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas aksidentit të rëndë mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën shtatë shtetas të huaj dhe një shtetas shqiptar, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla u shpreh i prekur nga rasti, shkruan Arbresh.info.
“Shumë i prekur nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën shtatë shtetas të huaj, migrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe një shtetas shqiptar, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident”, u shpreh Balla.
Balla theksoi se nga të dhënat paraprake rezulton se shkaku i aksidentit ka qenë përpjekja me shpejtësi tej çdo norme e drejtuesit të automjetit, për t’iu shmangur kontrollit policor në atë zonë.
“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë tërësisht të përkushtuara për t’u përballur me plagën e trafikimit të migrantëve. Ky angazhim dëshmohet në politikat dhe strategjitë që po zbatohen, por edhe me angazhimin për t’u përballur me sfidat”, tha ai.
Ministri Balla informoi se “në vitin 2023, Policia e Shtetit ka identifikuar 177 raste të kontrabandimit të emigrantëve, 9 raste të trafikimit të të miturve dhe 11 raste të trafikimit të personave, duke çuar në identifikimin e 330 autorëve të përfshirë, 147 prej tyre të ndaluar, duke shpresuar që prokuroritë dhe gjykatat të japin vendimet e shumëpritura, të cilat nuk e kuptoj pse vonohen”.
“Gjithashtu, prej disa vitesh oficerët e FRONTEX po kryejnë patrullime të përbashkëta me Policinë Kufitare shqiptare në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, theksoi ai./Arbresh.info/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...