Google ADS

Protestohet në Telekom, mbi 2700 punëtorë s’i morën pagat që nga 29 shkurti

12:41 | 2 Prill 2024
A Z

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, ka protestuar të martën pasi që punëtorët kanë mbetur pa paga që nga 29 shkurti.

Protesta e cila zgjati një orë, thonë se mbi 1 mijë e 700 punëtorëve të Telekomit dhe mbi 1 mijë punëtorëve të Postës po ju mohohet paga mujore, pasi janë bllokuar llogaritë bankare.

Nga kjo sindikatë nuk i kanë përjashtuar as grevat nëse nuk u realizohen kërkesat./eo

Të ngjashme