Google ADS

Zgjedhjet në veri/ KQZ njofton se ka nisur afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve

11:54 | 2 Prill 2024
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryearëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Parta Demokratike e Kosoëvs, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. “, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme