Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka njoftuar për disa bursa studentore që do të ndahen për nxënësit më në nevojë.
Me anë të një postimi në Facebook, Mustafi ka shkruar se tashmë Kosova do të jetë edhe më afër nxënësve në Luginë, shkruan Arbresh.info.
“Pasi që Kosova do të jetë me secilin student të Luginës përmes Thirrjes për bursa studentore. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të jetë me secilin nxënës më në nevojë: nxënësit pa asnjë prind ose me vetëm një prind (prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur), familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin