Google ADS

Funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë/Krasniqi: I gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane

10:34 | 2 Prill 2024
E.G

Sot funksionalizohet Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë.

Lidhru me këtë ka reagaur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo u shprehs e funksionalizimi i këtij spitali i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane, shkruan Arbresh.info.

“Përpjekjet e mia si deputete për funksionalizimin e këtij spitali ishin të vazhdueshme. Nevojën e qytetarëve dhe zërin e profesionistëve shëndetësor e kisha paraqitur si problem në vazhdimësi, e pastaj edhe si amandament ku dhe kishte kaluar me sukses.”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo tha se pushteti duhet të punojë shumë seriozisht në këtë fushë.

“Duhet seriozisht të përkujdeset për kushtet e punës dhe dinjitetin e profesionistëve shëndetësor, sepse numri i ikjes së mjekëve nga sektori publik është i frikshëm.”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info/

Të ngjashme