Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar një garanci prej 175 milionë dollarësh në një gjykatë të Nju Jorkut pasi u vonua në mbledhjen e më shumë se 454 milionë dollarëve që i detyrohej pas një dënimi për mashtrim civil.
Ky obligacion parandalon sekuestrimin e pasurisë dhe aseteve të Trump, ndërsa ai apelon vendimin, raporton AP.
Nëse ankesa e tij kundër vendimit refuzohet, Trump do të duhet të paguajë shumën e plotë prej 454 milionë dollarësh, plus interesin.
Nëse apeli i Trump pranohet dhe akuzat hidhen poshtë, ai nuk do të duhet t’i paguajë asgjë shtetit dhe obligacioni që ka dhënë do t’i kthehet.
Më 25 mars, gjykata ra dakord të shtyjë pagesën prej 454 milionë dollarësh për Trump nëse ai paguan 175 milionë dollarë brenda 10 ditëve.
E njëjta gjykatë do të dëgjojë argumentet e Trump në shtator, pak javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.
Gjykata vendosi më parë se Trump dhe kompania e tij ekzagjeruan në mënyrë të paligjshme vlerën e pasurisë së tyre dhe manipuluan vlerat e pronës për të marrë kredi të favorshme nga bankat dhe kushte të favorshme nga kompanitë e sigurimeve./euronews.al
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I