Google ADS

Kurti: Vrasja e fëmijëve e pleqve dëshmon gjenocidin serb

10:10 | 2 Prill 2024
E.G

Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe në Kralan të Gjakovës dhe në varrezat e qytetit në Gjakovë, duke nderuar të rënët e Kralanit dhe ata të familjeve Vejsa dhe Haxhiavdyli e Caka në Gjakovë.

“Vrasja e fëmijëve dhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999, në Kralan dhe Gjakovë, dëshmon gjenocidin e ushtruar të forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha me këtë rast kryeministri Kurti, i cili ishte i shoqëruar edhe nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Tutje kryeministri tha se urdhërdhënësit kanë qenë dora e zgjatur e Millosheviqit, të cilët janë me dhjetëra e me qindra, andaj ata duhet të përgjigjen para drejtësisë.

“Me kodin e procedurës penale dhe plotësim ndryshimin, ne, kemi mundësuar që kriminelët serbë të përndiqen, gjykohen dhe dënohen qoftë edhe në mungesë”, tha Kurti.

Me masakrën e Kralanit u vranë dhe ekzekutuan 80 civilë shqiptarë, ndërsa në familjet Vejsa, Caka e Haxhiavdyli mbi 29 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë./rtk/

Të ngjashme