Policia e Kosovës ka ndaluar dy burra serbë në Koshuticë të Leposaviqit.
Sipas policisë, të njëjtit janë kapur duke e kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:00.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT Koshuticë, Leposaviq/ 01.04.2024-05:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb pasi të njëjtit janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...