Një person raporton se punëtori i tij ia ka marr çelësat e automjetit të tij dhe është larguar në drejtim të panjohur

09:12 | 2 Prill 2024
E.G

Një vjedhje ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, shkruan Arbresh.info.

Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari i cili ishte duke punuar tek ankuesi, ia ka marr çelësat e automjetit të tij dhe  është larguar në drejtim të panjohur duke mos iu lajmëruar.

“VJEDHJE Rr. Arben Xheladini, Prishtinë / 01.04.2024-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke punuar tek ankuesi, ia ka marr çelësat e automjetit të tij dhe  është larguar në drejtim të panjohur duke mos iu lajmëruar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti në procedurë hetimore. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme